Aktualitet

Pedagogu i UPT-së prezanton peticionin në takimin e akademikëve, kolegët e kundërshtojnë nga salla

4 Shkurt 2019, 11:51 Nga DOSJA

Profesori i Universitetit Politeknik të Tiranës, gjithashtu pjesë e sindikatës së punonjësve të universitetit të Shqipërisë, Sandër Kovaçi ka njoftuar kolegët në lidhje me peticionin që ai ka bërë. (Lexo këtu)

“Ne bëmë një peticion dhe ua dërguam të gjithë pedagogëve. Sindikata  jonë mbështet grevën dhe shpall nisjen e saj deri në plotësimin e kërkesave. Ne kërkojmë të hiqet dorë nga hedhja baltë nga politika edhe nga vetë kryeministri mbi trupën e pedagogëve. Kjo dëmton imazhin e pedagogut  tek studenti. Në peticion ne kemi edhe element ekonomikë. Kërkojmë dyfishimin e tarifave. Gjithashtu mbështesim edhe pikën për rishikim e ligjit për arsimin e lartë. Kërkojmë dyfshimin e pagës së pedagogëve. Është turp që pedagogët këtu paguhen më pak se në Kosovë. Duam edhe heqjen e tatimit sepse për çdo orë tatohemi 23%.”

Teksa ai po prezantonte pikat e peticionit të krijuar, një pedagoge ka ndërhyrë nga salla duke i thënë që ato çfarë shkruhen në letër nuk janë kërkesat e shumicës.

Ndërhyrjes së koleges, Kovaçi i është përgjigjur: E di por është kërkesa jonë si sindikatë, ju ftoj ta firmosni.

Ndërkohë pedagogët dhe studentët e Shkencave Sociale kanë vendosur bojkot dhe grevë pa afat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. (Lexo këtu)  Bojkoti vijon edhe në Shkodër. (Lexo këtu) 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve sandër kovaçi takimi i akademikeve universiteti i tiranes universitetit politeknik i tiranës protesta e studenteve sandër kovaçi takimi i akademikeve universiteti i tiranes universitetit politeknik i tiranës

Sondazh

Poll