Aktualitet

Zhduket 13-vjeçarja shqiptare në Angli, familja prej 3 ditësh në ankth

4 Shkurt 2019, 10:59 Nga DOSJA

Në Angli është zhdukur një vajzë shqiptare, 13 vjeç në zonën e St Albans më 1 shkurt. Megi Bugaci u zhduk teksa ishte me nënën e saj. 

Nëna e të miturës i është drejtuar autoriteteve angleze dhe bën thirrje për gjetjen e vajzës. 

“Ne jemi duke bërë marrëveshje që gruaja të intervistohet zyrtarisht me ndihmën e një përkthyesi, megjithatë ajo na ka zbuluar se është e shqetësuar për mirëqenien e vajzës së saj 13 vjeçare, e cila aktualisht është e pagjetur.

Ne po bëjmë hetime dhe po përpiqemi të përcaktojmë se ku ka qëndruar kjo zonjë dhe se si ajo ka ardhur atje. Megjithatë, përparësia jonë kryesore është të gjejmë vajzën e saj të sigurt dhe të mirë”, është shprehur kryeinspektori Hanks.  E mitura përshkruhet si e gjatë, me flokë ngjyrë kafe dhe sy kafe.

Ajo u pa për herë të fundit me një xhaketë gri, pantallona blu të errta dhe një palë vathë të vogjël argjendi. Mësohet se ajo ka edhe një shenjë në anën e djathtë të syrit. 

J.V/Dosja.al

Burimi: https://www.hertsad.co.uk/news/police-appeal-for-missing-megi-bukaci-from-st-albans-1-5877705?fbclid=IwAR3QOoLatP7pxzNlQiYB2xO_i2QJLheW0tZazyg8FO40qz8F3ujUBJSdEUc

 

 

 

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet angli megi bukaci zhduket 13-vjecarja angli megi bukaci zhduket 13-vjecarja

Sondazh

Poll