Aktualitet

Pedagogu i Bujqësorit, Susaj: Nëse nuk arrijmë gjë me protestën, do jemi delet më të ndyra (Video)

4 Shkurt 2019, 12:30 Nga DOSJA
Pedagogu i Bujqësorit, Susaj: Nëse nuk arrijmë gjë me

Lush Susaj, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës gjatë fjalës së tij në takimin e akademikëve tha se nëse nuk do të arrinin gjë me protestën e nisur, atëherë nuk vlenin për asgjë. (Lexo këtu)

“Do jemi delet më të ndyra në botë, që ju do vlejmë as për mish dhe as për leshë, nëse nuk arrijmë gjë me këtë protestë që po bëhet”.

Më tej, ai shprehu nderime për të gjithë personat që mbështesin protestën dhe qëndresën e studentëve dhe pedagogëve.

“Kjo shënjestër është mes gjithë zërave që kundërshtojën dalldinë mesjetare, kundër të gjithë elitës shqiptare. Nuk bëhet duke kyçur gojën, ndër dhe respekt për ata që e mbështesin lëvizjen studentore dhe këtë qëndresë tuajën,” – e mbylli ai. 

Ndërkohë që pedagogët dhe studentët e Shkencave Sociale kanë vendosur bojkot dhe grevë pa afat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. (Lexo këtu) Në mbështetje të tyre, ditën e sotme ka qënë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. (Lexo këtu)

Ndërkohë bojkoti vijon edhe në Shkodër. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet lush susaj protesta e studenteve takimi i akademikeve univeristeti bujqesor i tiranes lush susaj protesta e studenteve takimi i akademikeve univeristeti bujqesor i tiranes

Sondazh

Poll