Aktualitet

Nga ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit, tek debati në komisionin e Edukimit, vendimet që u morën në takimin e A

4 Shkurt 2019, 10:51 Nga DOSJA
Nga ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit, tek debati në

Sot në ambientet e godinës “Liria” u zhvillua takimi i dytë i trupave akademikë të Universitetit të Tiranës.

Në fund të takimit u hartua një draft-deklaratë me të gjitha vendimet e marra gjatë asamblesë. 

Pikat e vendosura gjatë asamblesë:

1.Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët 

2.U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.

3.I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asamblëve (Senatit, Rektorit)

4.Ftojmë trupën akademike që të kontribunojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.

5.Ngritja e një grupi pune për ligjin e arsimit të lartë (që të disktohen gabimet dhe si mund të bëhet) Grupi i punës i përbërë prej 5 personash të bëjë një dokument me oponencë, i cili do t’i dorëzohet ministrisë së Arsimit.

6.Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë.

Ndërkohë që gjatë takimit, të shumtë ishin pedagogë që kërkuan fjalënPedagogu i Universitetit të Tiranës, Ervin Goci risolli edhe njëherë faktin që janë shpenzuar 400 milionë lekë për roje. (Lexo këtu)

Sakaq pedagogët dhe studentët e Shkencave Sociale kanë vendosur bojkot dhe grevë pa afat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. (Lexo këtu) Në mbështetje të tyre, ditën e sotme ka qënë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. (Lexo këtu)Bojkoti vijon edhe në Shkodër. (Lexo këtu) 

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet ngujimi i studenteve protesta e studenteve takimi i trupes akademike universiteti i tiranes ngujimi i studenteve protesta e studenteve takimi i trupes akademike universiteti i tiranes

Sondazh

Poll