Aktualitet

Gripi i derrit, shënohen 3 viktima/ ISHP: Është virusi Ah1N1, mos u alarmoni

4 Shkurt 2019, 12:32 Nga DOSJA
Gripi i derrit, shënohen 3 viktima/ ISHP: Është virusi Ah1N1, mos

TIRANË-Pas dy viktimave që u shënuan dje nga gripi i derrit, një tjetër mësohet se ka humbur jetën në Sanatorium. (Lexo ketu). Mjekja specialiste Silva Bino, njëherazi shefe e Deparatamentit të Sëmundjeve Infektive, në një deklaratë për mediat ka thënë se nuk bëhet fjalë për gripin e derrit siç u raportua fillimisht. Ajo shton se bëhet fjalë për një virus sezonal që qarkullon dhe se viktimat nuk kanë qenë të vaksinuar.

2 raste të konfirmuara me grip dhe një rast tjetër që mendohet për grip, dhe po verifikohet nëse ka qenë si pasojë e gripit, ka ndërruar jetë në Sanatorium. Gripi ka intensitet mesatar në rritje, dy javët e fundit kemi një rritje të shpejtë të rasteve me grip, vihet re me infeksionet respiratore akute, që kanë shkuar në 19 mijë rate, por është situatë e ngjashme me vitin që shkoi dhe virusi që qarkullon është Ah1N1.

Bino thotë se nuk është gripi i derrit por virusi Ah1N1, që pavarësisht mohimit të Shefes së ISHP, është një variant i gripit të derrit.

Nuk është grip derri, dua të qetësoj njerëzit, nuk ka asgjë të pazakontë, është virusi sezonal që po qarkullon, i përfshirë në vaksinën e gripit, vaksinë që në bazë të studimeve që ka për efektivitetin e saj, që kanë ardhur nga jashtë rajonit. Ndërkohë që personat që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar, janë të moshave 40 deri 60 vjec dhe kanë qenë me sëmundje shoqëruese, dhe është faktor rreziku.

Ditën e djeshme, dy persona kanë humbur jetën në Sanatoriumin e Tiranës. Fillimisht, u raportua se viktimat ishin prekur nga gripi i derrit, ndërsa më vonë, mjekët mohojnë duke thënë se bëhet fjalë për komplikacione të gripit.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet gripi i derrit silva bino spitali i sanatoriumit viktima nga gripi virusi ah1n1 gripi i derrit silva bino spitali i sanatoriumit viktima nga gripi virusi ah1n1

Sondazh

Poll