Aktualitet

“Tenderi i ri ku ka shkuar? Çfarë doktorature ke ti?”, studentët e Shkodës debat me rektorin (VIDEO)

4 Shkurt 2019, 09:55 Nga DOSJA
“Tenderi i ri ku ka shkuar? Çfarë doktorature ke ti?”,

Studentët e Universitetit të Shkodrës ditën e sotme kanë bllokuar me karrige hyrjen e këtij universiteti dhe ka pasur edhe një debat me rektorin Adem Bekteshi. Studentët i kanë kërkuar llogari rektorit se çfarë është bërë me tenderin e ri për ngrohje pasi në sallat e mësmit është shumë ftohtë.

Po kështu studentët janë shprehur se do të vërtetohet se çfarë doktorature ka Bekteshi, a është punim i tiji apo jo. 

Pjesë nga debati:

Adem Bekteshi: Nuk e marr personale, por hapuni se keni bllokuar zyrat e universitetit. 

Studentja: Do e hapim kur t’i kemi vërtetuar të gjitha, sa i pastër je ti, çfarë doktorature ke ti.

Adem Bekteshi: Uuu në vend…

Studentja: Tenderi i ri ku ka shkuar? Normal të gjitha kanë për t’u vërtetuar. Kush student është me parti, të gjitha do të dalin duke filluar e para nga unë.

Adem Bekteshi: Të gjitha keni me i pa. 

Studentja: Edhe tenderi i ndërtesës, të gjitha keni për t’i parë, nuk fsheh gjë e nuk dua të fsheh gjë. 

Adem Bekteshi: Ti bëre një thirrje të gabuar, se unë s’kam nevojë me sjellë polici. (Lexo edhe këtë) 

J.V/Dosja.al 

 

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet adem bekteshi debat per tenderin studentet shkoder adem bekteshi debat per tenderin studentet shkoder

Sondazh

Poll