Aktualitet

Kapet me 7 kg drogë dhe 1 minë me telekomandë, arrestohet autori

4 Shkurt 2019, 11:08 Nga DOSJA
Kapet me 7 kg drogë dhe 1 minë me telekomandë, arrestohet autori

Nga policia e Elbasanit janë sekuestruar 1 minë me telekomandë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.  Në pranga te policisë ka rënë shtetasi A.R.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Zaranika”, sekuestrohen lëndë narkotike dhe minë me telekomandë, në pranga poseduesi i tyre

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike apo lëndë plasëse, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, pas një hetimi me metoda speciale, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zaranika”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi A.R.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Elbasanit i kanë gjetur këtij shtetasi 1 minë me telekomandë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne elbasan mine me telekomande arrestim ne elbasan mine me telekomande

Sondazh

Poll