Aktualitet

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë/ Gjykata lë në burg 7 djemtë, humb ndjenjat nëna e njërit prej tyre

4 Shkurt 2019, 09:56 Nga DOSJA
Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë/ Gjykata lë

DURRËS-Kanë dalë sot para para gjykatës 7 adoleshentët që akuzohen se kanë përdhunuar në grup një 13-vjeçare nga Kavaja. Gjykata ka vendosur që të lejë në burg 7 adoleshentët e akuzuar, ndërkohë që 5 prej tyre kanë mohuar akuzat. 2 nga djemtë kanë pranuar se kanë abuzuar seksualisht me të. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në momentin kur të miturit janë futur në Gjykatë, nëna e njërit prej tyre ka pësuar humbje ndjenjash.

Burimet bëjnë me dije vajza është në gjendje psikologjike mjaft të rënduar dhe është nën trajtimin e psikologëve.

Bashkë me të rinjtë, që abuzuan me vajzën në gjykatë kanë qenë shumë familjarë të tyre. 13-vjeçarja dhe adoleshentët janë nxënës të shkollës 9-vjeçare Rilindja në Kavajë.

Në reagimin e Gjykatës, thuhet se seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të natyrës që ka çështje.

Reagimi i plotë:

Sot, në datën 04.02.2019, ora 10:30 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës është zhvilluar seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 personave të mitur, të cilët dyshohen se kanë kryer në dëm të një shtetaseje të mitur veprime që përbëjnë elementë të veprës penale të “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit dhe Kodit të Procedurës Penale për shkak të moshës së mitur të të dyshuarve dhe viktimës së veprës penale, si dhe për shkak të natyrës së çështjes.

Në përfundim të seancës gjyqësore në orën 13:00, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” për të 7 të dyshuarit e mitur ndaj të cilëve kjo masë sigurimi ishte caktuar nga gjykata në datën 01.02.2019. Kjo masë sigurimi është caktuar mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për 8 të mituri të dyshuar për të njëjtën vepër dhe është ekzekutuar në datën 02.02.2019 për 7 prej tyre.

Në momentin që vendimi gjyqësor do të depozitohet i arsyetuar, ai do të jetë i disponueshëm për  publikun në përputhje me parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit dhe ligjit në datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (i ndryshuar).

Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, por policia e ka mbajtur të fshehtë. Lajmi u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili denoncoi se e mitura ishte përdhunuar.  (Lexo këtu)

Pas publikimit u mësua se vajza ishte nën presionin e shantazhit të të rinjve, për një video intime të saj me një djalë me të cilin kishte lidhje dashurore.

Të miturit, 15- 17 vjeç, akuzohen për  veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.  Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve.

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e durresit kavaje perdhunimi i 13 vjecares shkolla rilindja gjykata e durresit kavaje perdhunimi i 13 vjecares shkolla rilindja

Sondazh

Poll