Aktualitet

Fier/ ‘Benzi’ përplas karrocën me gomar, plagosen dy të moshuarit

4 Mars 2019, 19:41 Nga DOSJA
Fier/ ‘Benzi’ përplas karrocën me gomar, plagosen dy

Dy të moshuar kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20 në vendin e njohur si “Shen E premte”. Dosja.al mëson se një automjet tip “Benz” ka përplasur karrocën ku po udhëtonin dy të moshuarit, që tërhiqej nga një gomar.

Mësohet se të plagosurit janë Irakli Nure, 58-vjeç dhe bashkëshortja e tij Florika Nure, 54 vjeçe, dhe aktualisht ndodhen në Spitalin Rajonal të Fierit duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Fier, shtetasi A.Ç duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një karrocë në të cilën ndodheshin shtetasit I.N, 58 vjeç dhe shtetasja F.N, 54 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, është aksidentuar shtetasi I.N dhe shtetasja F.N të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier dy të plagosur florika nure irakli nure aksident ne fier dy të plagosur florika nure irakli nure

Sondazh

Poll