Aktualitet

Shkarkimi i Sevdarit/ Gazetari tregon detajet: Kur kaloi Vetting-un festoi në një piceri 700 lekshe, ishte me fëmijët dhe bu

4 Mars 2019, 17:58 Nga DOSJA
Shkarkimi i Sevdarit/ Gazetari tregon detajet: Kur kaloi Vetting-un festoi

Gazetari Arsen Rusta ka bërë një shkrim disa ditë pasi Prokurorja Antoneta Sevdari u shkarkua nga Vettingu në datën 28 shkurt me arsyetimin se kjo e fundit nuk justifikonte dot pasurinë. Rusta në një status në profilin e tij në Facebook shkruan se Sevdari kur e kaloi Vetting-un festoi në një piceri 700 lekshe, ishte me fëmijët dhe burrin.

Postimi i plotë i gazetarit Arsen Rusta

Kur shteti te flak ne rruge! Shume kane komentuar heshtjen time ne lidhje me shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari. Heshtje e cila nuk ndryshon dot faktin, por te pakten vendos nese je ne anen e drejte apo te gabuar.

Heshta pasi skisha ende nje dokument se ku kish gabuar Antoneta ose prokurore Neta, por kur lexova vendimin e kolegjit te apelimit, me duhet te them: KPA gaboi pasi u soll si ajo nusja qe pas 1 muaj kerkon te nxjerr nga shtepia te zotet dhe te perbuz vjehrrin e vjehrren e shtepine ku nuseron!

Znj.Sevdari i kerkohet llogari per 15 vite me pare kur bashkeshorti i saj ishte emigrant, sjam i sigurt nqs 15 vite me pare ata do jene njohur e punuar me parashikimin se nje dit do i thonin keni deklarim te pamjaftueshem.

Ne fakt, po ndaj e nje detaj personal. znj.Sevdari diten qe kaloi vettingun kishte zgjedhur ta ndante gezimin me familjen e saj femijet e bashkeshortin, rastisa dhe une ate mbremje me familjen time. Tryeza e tyre ishte nje piceri ne kryeqytet ku cmimi eshte 500 deri 700 leke nje pic.

Shume te tjere te certifikuar kane festuar edhe me shampanje apo jashte vendit, ndaj KPA me e pakta vettingu ka tre kollona ka te shkuar e te ardhme. Znj.Sevdari i kurseu me Cez – Dia nja 140 mil euro Shqiperise e tani, si ai polici qe perballet me kriminelin flaket ne rruge.

Gabove KPA me siguri po e ndoshta ne strasburg ky vendim do bjer, por cvlere ka. Ju sot e lenduat nje prokurore ku gjithkush ose 80 % e aktoreve dhe faktoreve e vlersonte. Fundja kur shoh votimin e trupes me 5 anetare me vjen te them. Nqs doni vertet te beni rivlersim te besueshem, pyesni Silvia Kontin ose ish kreprokuroren Ina Rama e cila me voten e saj Kunder ju ka treguar se keni GABUAR!

Ditën e sotme Antoneta Sevdari u ka shkruar një letër ndërkombëtarëve, ambasadores në detyrë të SHBA, ambasadorit të BE në Shqipëri, por dhe  krerëve më të lartë të shtetit, të cilëve u kërkon të hetojnë vendimin e Vettingut, pasi sipas saj ishte proces i korruptuar. Në fund të letrës Sevdari thekson se lufta e saj për drejtësinë nuk mbaron këtu. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari arsen rusta leter nderkombetareve vettingu antoneta sevdari arsen rusta leter nderkombetareve vettingu

Sondazh

Poll