Aktualitet

“Hej Don Armando, ngjitu në lartësin e nofkës që mban”, Artan Hoxha-Dukës: Dili për zot çorbës që ke gatuar

4 Mars 2019, 16:54 Nga DOSJA
“Hej Don Armando, ngjitu në lartësin e nofkës që

Gazetari i njohur Artan Hoxha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e paprecedentë në futboll, gjatë ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit, ku tifozët së bashku me drejtuesit e klubit të futbollit Kamza, dhunuar albitrin e ndeshjes Eldorjan Hamiti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai i ka bërë thirrje kreut të FSHF-së, Armand Duka, që të reagojë, ndërsa shkruan: “Hej, Don Armando, ngjitu ne lartesine e nofkes qe mban si lordet e krimit dhe dili per zot corbes qe ke gatuar vet…
Shejtanet po te dalin nga shishja, nuk i mban dot me ne kontroll…
Kjo qe ndodhi ne Kamez nuk ishte fundi, ky eshte vetem fillimi i fundit….”

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Po behen plot 24 ore nga “Vaterloja” e Kamzes, dhe Don Duka, qe eshte njekohesisht hem president i FSHF-se dhe hem anetar i Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s, eshte zhdukur pa lene gjurme.
Pasi ka nxjerre ne konferenca shtypi dhe neper ekrane gjithe zinxhirin komandues te FSHF-se, gjithe zinxhirin komandues te shoqates se arbitrave, gjithe zinxhirin komandues te gazetareve dhe opinionisteve “elitare” sportiv, Don Duka vazhdon te fshihet duke ua lene pergegjesine gjithekujt me perjashtim te vetes se vet dhe FSHF-se.
Hej, Don Armando, ngjitu ne lartesine e nofkes qe mban si lordet e krimit dhe dili per zot corbes qe ke gatuar vet…
Shejtanet po te dalin nga shishja, nuk i mban dot me ne kontroll…
Kjo qe ndodhi ne Kamez nuk ishte fundi, ky eshte vetem fillimi i fundit….

Kujtojmë se një ditë më parë ndeshja e zhvilluar ditën e sotme mes Kamzës së vendit të fundit me Laçin, është shoqëruar me incidente.

Tifozët e Kamzës, janë futur në fushë dhe kanë goditur albitrin e ndeshjes, Eldorjan Hamiti, pasi ky i fundit ka dhënë një penallti për Laçin në minutën e 97’të të takimit.

Lidhur me këtë, u arrestua Presidenti i Kamzës, drejtori teknik dhe dy persona të tjerë, ndërsa u shoqëruan 14 persona. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand duka artan hoxha dhuna në stadiumin e kamzës fshf armand duka artan hoxha dhuna në stadiumin e kamzës fshf

Sondazh

Poll