Aktualitet

Shkodër/ I morën florinjtë dhe lekët të moshuarit, arrestohet tre autorët

4 Mars 2019, 18:44 Nga DOSJA
Shkodër/ I morën florinjtë dhe lekët të moshuarit,

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës si autorë të dyshuar të vjedhjes së ndodhur ditën e kaluar në “Vasil Shanto”. Në njoftimin zyrtar policia e Shkodrës informon se në pranga janë vënë shtetasit me iniciale B.F., 30 vjeç,  F. S, 29 vjeç,  dhe M.Q, 58 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Ata dyshohet se kanë vjedhur në banesën e një  60 vjeçari, banues ne lagjen “Vasil Shanto”,  një sasi të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri floriri.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Arrestohen 3 shtetas si autorë të dyshuar për vjedhje kryer në bashkëpunim. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune operative hetimore intensive, u bë ndalimi i shtetasve ; B.F., 30 vjeç,  F. S, 29 vjeç,  dhe M.Q, 58 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Ndalimi  i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 02.03.2019, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një  60 vjeçari, banues ne lagjen “Vasil Shanto”,  ku janë vjedhur një sasi të konsiderueshme  lekësh dhe disa bizhuteri floriri. Vijojnë hetimet për këtë grup pasi  dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona policia e shkodres vasil shanto vodhen banesen arrestohen tre persona policia e shkodres vasil shanto vodhen banesen

Sondazh

Poll