Aktualitet

Berisha publikon emrat: Dritan Leli merret peng me pistoletë në kokë nga ‘Beni i Nazmies’

4 Mars 2019, 16:13 Nga DOSJA
Berisha publikon emrat: Dritan Leli merret peng me pistoletë në

TIRANË– Pas publikimit në Dosja.al të një ngjarje të rëndë të ndodhur në Bashkinë eVlorës, ka ardhur dhe një reagim nga ish-kryeminsitri Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se është marrë peng kryetari i Bashkisë në Vlorë, Dritan Leli, ndërsa Policia po fsheh ngjarjen.

“Kryetari i bashkise vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise”, shkruan ndër të tjera Berisha.

REAGIMI I PLOTË

Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng!

Ai eshte anetar i bandave kriminale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha. Vlora eshte ne ditet me te keqija te terrorit.Prej dy javesh policia e vlores po mban te fshehur nje ngjarje kriminale. Kryetari i bashkise vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise. Ceshtja ka te bej me pallatin qe ka bere Beni Nazmies, te cilin Dritan Leli bashke me vellain e tij Eduard Leli duan tja prishin dhe tja japin token per pallat Julian Metushit nje kapobande tjeter ne qytet. Dritan Leli detyron juristet te firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njera ane ata jane te frikesuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjeter se do humbin vendin e punes. Juristet e bashkise kane denoncuar ne polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po leviz dhe pse e mban te fshehur. Leli eshte bere pjese e bandave ne qytet duke u dhene leje per pallate, hotele, tendera etj. Pritet qe te kete prap perplasje me arme ne vlore. Po jetojm dit te veshtira. Na ruajt zoti femijt. Kemi shume besim te ju doktor se do nderhyni si duhet.

Dosja.al (Lexo këtu) raportoi sot se dy anëtarë të dy grupeve shumë të fuqishëm në qytetin e Vlorës, me influencë politike dhe ekonomike janë përplasur në bashkinë e Vlorës për një leje ndërtimi në një truall në afërsi të rrugës Transballkanike.

Dy anëtarët kanë aplikuar për një leje ndërtimi në të njëjtin truall dhe janë konfliktuar në ambientet e bashkisë. Konflikti ka degjeneruar në sharje derisa kanë nxjerrë pistoletat dhe kanë kërcënuar juristin dhe drejtorin e zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, i cili mësohet se ka dhënë dorëheqjen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli lejet e ndertimit leli merret peng perplasje mes bandave sali berisha dritan leli lejet e ndertimit leli merret peng perplasje mes bandave sali berisha

Sondazh

Poll