Aktualitet

VD/ Dritan Leli: Jam shëndoshë e mirë, Berisha të mos më trembë fëmijët. (Asnjë fjalë për zyrtarët e larguar)

4 Mars 2019, 17:36 Nga DOSJA
VD/ Dritan Leli: Jam shëndoshë e mirë, Berisha të mos

VLORË- Ditën e sotme, Dosja.al publikoi një shkrim ekskluziv, ku denoncohet një ngjarje tejet e rëndë që mësohet se ka ndodhur 3 javë më parë në ambientet e Bashkisë Vlorë, ku është dhunuar juristi dhe drejtori i Urbanistikës dhe janë kërcënuar me armë në kokë nga dy grupe rivale që kërkojnë një leje ndërtimi për të zhvilluar një truall në rrugën Transballkanike.

Pas këtij lajmi, reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha që tha se Leli është marrë peng nga bandat kriminale. (Lexo këtu).

Për këtë ngjarje ka reaguar vetë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Në një takim që ka zhvilluar me gazetarë ku njoftoi se në Vlorë do të ndërtohet një muze për hebrenjtë, Leli iu përgjigj interesit të gazetarëve për denoncimin tek Berisha. Leli i ka mohuar këto denoncime dhe ka thënë se janë fantazi. 

Pyetje: Berisha publikoi sot një mesazh se prej disa kohësh ju nuk jeni më në Vlorë?

Leli: Në fakt unë jam në qytetin e Vlorës, mesa duket Saliu ka nisur të kujdeset edhe për mua. Do t’i këshilloja Saliut të mos merret me fëmijët e mi, dhe të mos trembë fëmijët e tij, por me fëmijët e tij. Nuk arrijnë dot njerëzit të tillë tek Dritan Leli. Këto janë fantazi që shkruhen, por s’arrijnë dot tek Leli.

Pyetje: Ka shkruar se jeni kërcënuar në zyrë.

Leli: Asnjëherë.

Kryetari i Bashkisë Vlorë iu është përgjigjur me humor pyetjeve të gazetarëve, por ka lenë pa përgjigjie disa pyetje të tjera të cilat janë thelbësore për opionion publik. 

1. A është dorëhequr nën.kryetari i Bashkisë Vlorë dhe cilat janë arsyet? 

2. A është dorëhequr drejtori i Urbanistikës në Bashki dhe pse? 

3. A është vakant pozicioni i drejtorit të Urbanistikës?

4. A ka një aplikim për një leje zhvillimore në zonën e Transballkanikes në Vlorë dhe kush janë palët e interesuara? 

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli sali berisha dritan leli sali berisha

Sondazh

Poll