Aktualitet

Dhunohen nga grabitësit, një çift të moshuarish në gjendje të rëndë

4 Mars 2019, 19:18 Nga DOSJA
Dhunohen nga grabitësit, një çift të moshuarish në

DURRËS- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku një çift të moshuarish janë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave të para dyshohet se autorët janë futur në banesën e tyre për t’i grabitur, ndërsa i kanë dhunuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Spitallë ndërsa të moshuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, të masakruar ku ndodhen në sallë të operacionit.

Rastet e grabitjeve janë shtuar kohëve të fundit, ku grabitësit vënë në shënjestër të moshuarit. Një ditë më parë 3 persona kanë grabitur një të moshuar në Tiranë, të cilit i kanë marrë lekët dhe florinjtë (Lexo këtu) ndërsa pak më parë janë vënë në prangat e Policisë së Shkodrës. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet çifti i të moshuarve durres dhunohet çifti i të moshuarve durres

Sondazh

Poll