Aktualitet

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA: Shmangni trazirat dhe pikat e grumbullimit

4 Mars 2019, 16:14 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, ambasada e SHBA: Shmangni trazirat dhe pikat e

Opozita ka paralajmëruar një protestë që do të mbahet ditën e nesërme para Parlamentit ku do të zhvillohet edhe seanca e radhës plenare. Lidhur me këtë protestë amabsada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të shmangin trazirat dhe pikat e grumbullimit.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme,”– thuhet në njoftim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane protesta e opozites ambasada amerikane protesta e opozites

Sondazh

Poll