Aktualitet

Shembja e 28 banesave në Këlcyrë, Tavo: Informojini dhe kompensojini qytetarët

4 Mars 2019, 17:45 Nga DOSJA
Shembja e 28 banesave në Këlcyrë, Tavo: Informojini dhe

Këlcyrë– Ish deputeti i LSI-se per Qarkun Gjirokaster Vangjel Tavo ka reguar në lidhje me rrezikun e shembjes së 28 banesave në Këlcyrë. Në një postim në Facebook, Tavo shkruan se familjet që banojnë në këto banesa të rrezikuara nuk kanë pasur asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia apo Qeveria.

Ish-deputeti i LSI-së vijon më tej duke theksuar se familjet e prekura duhet të njoftohen dhe të kompensohen në bazë të vlerës reale të tregut të pronave dhe objekteve.

Postimi i plotë i Vangjel Tavos

Arrogancë dhe paligjshmëri, mungesë transparence dhe mospërfillje për dhjetra familje të Këlcyrës.

Rasti i Tiranës po përsëritet edhe në Këlcyrë. Rrezikohet shembja e dhjetra banesave në qendër të qytetit. Asnjë sqarim dhe informacion, as nga Bashkia e as nga qeveria.

Prishja dhe rrënimi i ndërtesave në emër të zhvillimit apo progresit është i pajustifikuar dhe i papranueshëm nëse banorët nuk bëhen pjesë e dialogut dhe komunikimit. Çdo projekt i detyruar që dhunon të drejtën e banorëve është antidemokratik dhe antiqytetar, dhe mbi të gjitha është korruptiv.

I bëj apel qeverisë dhe bashkisë Këlcyrë të informojnë dhe dialogojnë me banorët e prekur, dhe sipas ligjeve në fuqi të respektojnë të drejtat e qytetarëve dhe në rast kompensimi të realizohet dhe respektohet vlera reale e tregut të pronave dhe objekteve.

Gjithnjë me qytetarët e qarkut të Gjirokastrës. Gjithnjë kundër çdo nisme që dëmton të drejtat e banorëve. Stop arrogancës dhe mos abuzoni në emër të zhvillimit dhe progresit pasi zhvillimi dhe progresi i vërtetë i një qyteti apo vendi ndodh vetëm kur respektohet e drejta e njeriut të thjeshtë.

Ndërkohë ditën e sotme banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar një protestë para bashkisë, pas vendimit për shembjen e 28 objekteve në qendër, shumë mes të cilave, biznese e shtëpi banimi të ngritura vite më parë. Ndërsa, kryetari i Këshillit Bashkiak Gramoz Hodo, tha se nuk është firma e tij për prishjen e objekteve, por e falsifikuar. Qytetarët presin sqarimin e kryetarit të Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 28 banesa ne kelcyre gramoz hodo kelcyre klement ndoni shembja e banesave ne kelcyre vangjel tavo 28 banesa ne kelcyre gramoz hodo kelcyre klement ndoni shembja e banesave ne kelcyre vangjel tavo

Sondazh

Poll