Aktualitet

Protesta e opozitës, ish-ministri: Do dalim me lule, gazi lotsjellës ka përmbajtje fosfori

4 Mars 2019, 16:40 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, ish-ministri: Do dalim me lule, gazi lotsjellës

Edmond Panariti, ish-ministri i Bujqësisë ka reaguar një ditë para protestës së opozitës. Ish-deputeti i LSI-së I bën thirrje policisë së shtetit që të mos përdorë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, pasi sipas tij mund të ketë përmbajtje fosfori organic.

Panariti thekson se opozita do të dalë me lule në duar. “Është qesharake që kërkohet të riaktivizohet një parlament i vdekur. Dyshoj se lënda e hedhur nga policia ka përmbajtje fosfori organik. Policia në mënyrë kategorike të mos përdorë gaz lotsjellës nesër. Pavarësisht se mund të ketë VKM dhe procedura. Ne do dalim me lule dhe buzëqeshje. Aktet e vandalizmit i gjejmë tek policia,”- tha ish-ministri.

Opozita ka paralajmëruar një protestë që do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para Parlamentit. Protesta do të mbahet në të njëjtën orë kur do të zhvillohet edhe seanca plenare e radhës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond panariti gaz lotsjelles protesta e opozites protestuesit me lule edmond panariti gaz lotsjelles protesta e opozites protestuesit me lule

Sondazh

Poll