Sport

Argjentinasi i Romës në lot, Paulo Dybala dëmtohet dhe jashtë fushës për një muaj...

Sulmuesi argjentinas u dëmtua të dielën gjatë fitores romake ndaj Cagliari (4-1).

9 Tetor 2023, 19:38 Nga DOSJA
Argjentinasi i Romës në lot, Paulo Dybala dëmtohet dhe

ITALI - Sulmuesi argjentinas i AS Romës, Paulo Dybala, pësoi një dëmtim të ligamentit në gjurin e majtë gjatë fitores 4-1 të skuadrës së tij në Cagliari. 

Klubi romak shpjegoi në një deklaratë të shkurtër, se ekzaminimet e kryera të hënën kishin zbuluar një ndrydhje të ligamentit të brendshëm anësor të gjurit të majtë dhe shtoi se ai do të mungonte "rreth katër javë". 

Dybala, i cili u largua nga fusha në lot të dielën, pas një përplasjeje të dhunshme me Matteo Prati, pritet të humbasë udhëtimin e Romës në Milano kundër Interit më 29 tetor, por pritet të kthehet për derbin e Romës, kundër Lazios dy javë më vonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll