Sport

Uli Hoeness zbuloi saktësisht, se sa ka paguar Bayern për Harry Kane…

“Deri tani kemi shpenzuar më pak se 100 milionë, por nëse bëhemi kampionë të Gjermanisë ose fitojmë Champions League, kjo shumë mund të rritet”

9 Tetor 2023, 17:33 Nga DOSJA
Uli Hoeness zbuloi saktësisht, se sa ka paguar Bayern për Harry

GJERMANI - Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka zbuluar saktësisht se sa kanë paguar bavarezët për të tërhequr yllin e tyre të ri të madh, Harry Kane.

Ndërkombëtari anglez zbarkoi në “Allianz Arena” në verë nga Tottenham, pas një sage të gjatë transferimi. Gjermanët fillimisht u përfol se kishin paguar mbi 110 milionë euro për të drejtat e qendërsulmuesit 30-vjeçar.

Megjithatë, tani rezulton se nuk është saktësisht kështu. Hoeness zbuloi se Bayern ka paguar saktësisht 95 milionë euro për të nënshkruar me Harry Kane nga Tottenham. Megjithatë, shuma mund të rritet, nëse bavarezët fitojnë titullin e Bundesligës, ose marrin Champions League.

“Kemi shpenzuar 95 milionë euro për të nënshkruar me Kane. Llogaritë tona bankare janë të përgatitura mirë për çdo rast dhe kemi paguar menjëherë pa kërkuar kredi.

Deri tani kemi shpenzuar më pak se 100 milionë, por nëse bëhemi kampionë të Gjermanisë ose fitojmë Champions League, kjo shumë mund të rritet. Ne do ta bënim këtë transferim edhe nëse do të duhej të paguanim 100 milionë menjëherë”, ka treguar Hoeness.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll