Sport

E kishit harruar? Antonio Conte është favorit për të marrë drejtimin e Sevillas...

Andaluzianët janë në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Jose Luis Mendilibar.

9 Tetor 2023, 17:03 Nga DOSJA
E kishit harruar? Antonio Conte është favorit për të

SPANJE - Antonio Conte është favorit për rolin e trajnerit të skuadrës spanjole të Sevillas, raporton “Mundo Deportivo”.

Në listën e klubit janë edhe Andre Villas-Boas, Andoni Iraola, Javi Garcia dhe Marcelino Toral. Vendimi duhet të merret brenda 24 orëve.

Që nga fillimi i sezonit nën drejtimin e Mendilibar, skuadra e Sevillas ka arritur 2 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje, çka sollën edhe shkarkimin e trajnerit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll