Sport

“Euro 2024”/ Kuqezinjtë e Kombëtares nisin zyrtarisht përgatitjet për Çekinë...

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 12 tetor, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

9 Tetor 2023, 18:53 Nga DOSJA

“Euro 2024”/ Kuqezinjtë e Kombëtares nisin zyrtarisht

TIRANE - Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Çekisë më 12 tetor, takim i vlefshëm për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’ dhe miqësoren ndaj Bullgarisë, më 17 tetor. Skuadra është stërvitur pasditen e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ nën drejtimin e stafit kuqezi.

Bëhet me dije se trajneri Sylvinho ka pasur nën drejtimin e tij thuajse të gjithë skuadrën, ndërsa gjatë stërvitjes me grupin është bashkuar edhe Mirlind Daku. Sakaq, gjatë mbrëmjes pritet që me kuqezinjtë të bashkohet edhe sulmuesi Myrto Uzuni.

Sa i përket Klaus Gjasulës, djaloshi kuqezi vuan nga infeksioni në grykë dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore pranë klubit gjerman sonte dhe nesër në mëngjes. Pritet një përgjigje nga klubi i Darmstad nesër, nëse Gjasula do t’i bashkohet kuqezinjve në këto ndeshje apo do t’i mungojë skuadrës.

Programi stërvitor i sotëm ka qenë i kombinuar për shkak se disa prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje me klubet gjatë të dielës dhe kishin nevojë për sa më pak ngarkesa. Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve përveç ushtrimeve fizike ka zhvilluar një ndeshje kontrolli, së bashku me lojtarët e përfaqësueses U-19, që është e grumbulluar në Tiranë, duke u përgatitur për dy miqësoret ndaj Turqisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër pasdite seancën stërvitore të radhës.

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 12 tetor, ora 20:45, me takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

“Euro 2024”/ Kuqezinjtë e Kombëtares nisin zyrtarisht

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll