Sport

Diego Simeone dhe Atlético Madrid, gati të lidhin një kontratë të re, pritet firma…

Colo Simeone duket se do të vazhdojë qëndrimin e tij në “Wanda Metropolitano”.

9 Tetor 2023, 16:41 Nga DOSJA
Diego Simeone dhe Atlético Madrid, gati të lidhin një

SPANJE - Trajneri argjentinas Diego Simeone e drejton skuadrën e Atlético Madrid që nga viti 2011 dhe ka shumë gjasa që ai të vazhdojë të jetë në krye të ‘bardhekuqve’ edhe në të ardhmen.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar tashmë se ka një marrëveshje verbale mes klubit dhe trajnerit dhe pritet që kontrata e re e Simeones me gjigantin spanjol të bëhet zyrtarisht së shpejti fakt.

Më herët, ka pasur raportime, se trajneri argjentinas do të pranojë edhe paga gati dyfish më të ulëta, vetëm për të mos u larguar Atletico. Por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se atij do t'i reduktohet paga, për të cilin thuhet se paguhet më tepër se sa Guardiola, apo Klopp.

Për momentin, skuadra e Atlético Madrid zë vendin e 4-t në La Liga spanjole me 19 pikë të fituara pas 9 javëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll