Sport

“Aventura” e Thomas Muller-it te Bayern Munich, është pranë fundit…

Thomas Muller (34 vjeç) luan për ekipin e parë të Bayern Munich që nga viti 2009. Gjermani bëri histori për bavarezët dhe u bë një nga legjendat e klubit.

9 Tetor 2023, 15:43 Nga DOSJA
“Aventura” e Thomas Muller-it te Bayern Munich, është

GJERMANI - “Aventura” e Thomas Muller te Bayern Munich duket se ka përfunduar, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit. Situata e tij është e pasigurt për momentin.  Muller ka luajtur vetëm 184 minuta këtë sezon dhe Thomas Tuchel duket se po llogarit gjithnjë e më pak shërbimet e sulmuesit gjerman.

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen, kur u pyet për zgjatjen e mundshme të kontratës së Muller, hezitoi të jepte një përgjigje konkrete.

“Nuk e di nëse Muller dëshiron të luajë deri në moshën 67-vjeçare! Nuk ndjejmë asnjë presion. Të gjithë e pamë se sa i rëndësishëm është Thomas për ekipin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- tha drejtori i Bayernit për “Bild TV”, cituar nga gazetari italian Fabrizio Romano.

Thomas Muller është lojtari i tretë në histori, që fiton mbi 100 ndeshje të Champions League. Pas triumfit të Bayernit ndaj Copenhagës, në ndeshjen e dytë në grupeve të Champions League, me rezultat 2-1, Thomas Muller barazoi Iker Casillas-in për numrin e fitoreve në kompeticionin më të rëndësishëm europian të klubeve: 101.

Gjermani kalohet në këtë renditje nga portugez Cristiano Ronaldo, i cili mban rekordin e të gjitha kohërave me 115 fitore. Rekordi i Muller është edhe më mbresëlënës, pasi ai arriti të arrijë 101 fitore në vetëm 144 paraqitje në UCL.

Ndër të tjera, Muller ka fituar edhe dy trofe të Champions League me Bayern Munich. 12 milionë euro është pjesa e tregut të Muller-it, sipas uebsajtit Transfermarkt. Ai ka luajtur 673 ndeshje për ekipin e Bayernit, gjatë të cilave ai ka shënuar 235 gola dhe 258 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll