Sport

Paul Pogba me doping, vjen lëvizja e parë e Juventusit: i pezullohet paga!...

Sipas rregullores, lojtarit do t'i garantohet vetëm minimumi federal, afërsisht 2 mijë euro neto në muaj

9 Tetor 2023, 19:09 Nga DOSJA
Paul Pogba me doping, vjen lëvizja e parë e Juventusit: i pezullohet

ITALI - Vjen lëvizja e parë e Juventusit drejt Paul Pogba, pas rezultatit të kundër-analizës, e cila konfirmoi pozitivitetin e testit antidoping të kryer pas Udinese-Juventus më 20 gusht. 

Klubi i Juventusit në fakt i ka dërguar francezit dhe avokatëve të tij një komunikim zyrtar për pezullimin e pagës aktuale: sipas rregullores, lojtarit do t'i garantohet vetëm minimumi federal nga marrëveshja kolektive, pra 42.477 euro bruto, afërsisht 2 mijë euro neto në muaj .

Pogba është pezulluar gjithashtu, si masë paraprake nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping. Deri të premten mesfushori francez mund të vendosë, nëse do të kërkojë të merret në pyetje nga prokurori i antidopingut, apo do të dërgojë dokumentet e mbrojtjes, me qëllim që të evidentojë paqëllimshmërinë e pozitivitetit. 

Lojtari rrezikon deri në katër vjet skualifikim, i cili mund të reduktohet në dy në rast të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Në rast dënimi, Juve do të mund të ndërpresë edhe kontratën, e cila skadon më 30 qershor 2026. 

Kundëranaliza ka treguar se substanca e gjetur në trupin e francezit nuk është  testosteroni, por  Dhea (akronim për dehydroepiandrosterone), një hormon steroid endogjen natyral, i njohur zakonisht si "hormoni i rinisë". Megjithatë, është një substancë e klasifikuar si doping, por e pranishme në shumë produkte në treg jashtë Italisë. Një pikë që mund të ndihmojë mbrojtjen e francezit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll