Sport

Atletico Madrid nxjerr në pazar portugezin Joao Felix! Ja sa është çmimi i tij…

Sulmuesi Joao Felix (23 vjeç) ishte protagonisti i një transferimi te Barcelona në orët e fundit të merkatos.

9 Tetor 2023, 16:22 Nga DOSJA
Atletico Madrid nxjerr në pazar portugezin Joao Felix! Ja sa

SPANJE - Barcelona ka huazuar Joao Felix deri në fund të sezonit 2023/2024, pa pasur një klauzolë blerjeje. Por përpara se ta huazonte sulmuesin portugez, Atletico Madrid i zgjati kontratën Joao Felix deri në vitin 2029.

Ndërkohë, tani Atletico Madrid ka përcaktuar edhe shumën për të cilën mund të largohet Joao Felix. asi dështoi t'i përmbushte pritshmëritë te Atletico apo Chelsea sezonin e kaluar, Joao Felix ka nisur fuqishëm te Barcelona. Portugezi shënoi tre gola dhe asistoi dy herë në shtatë ndeshjet e para.

Kështu, Atletico Madrid shpreson se forma e tij e mirë do të vazhdojë dhe pjesa e tyre në treg do të rritet. Sipas të përditshmes spanjole “AS”, drejtuesit madrilènë kanë vendosur çmimin për të cilin Joao Felix mund të largohet nga “Wanda Metropolitano”: 80 milionë euro!

Atletico Madrid dëshiron të rikuperojë një pjesë të mirë të parave që pagoi për Joao Felix te skuadra portugeze e Benfica-s: 127 milionë euro në 2019!. Mbetet për t'u parë nëse skuadra katalanas do ta paguajë këtë shumë, apo do të rifokusohet te sulmuesit e tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll