Sport

Tite do të zëvendësojë Jorge Sampaolin në pankinën e Flamengos, nesër prezantimi...

Tite, ish-trajneri i Brazilit, do të bëhet trajneri i ri i Flamengos. Ai do të zëvendësojë argjentinasin Jorge Sampaoli, një vit pas largimit nga Seleção.

9 Tetor 2023, 19:29 Nga DOSJA
Tite do të zëvendësojë Jorge Sampaolin në pankinën

BRAZIL - Siç njoftohet nga Brazili, trajneri Tite do të kthehet në pankinë në moshën 62-vjeçare. Ai do të bëhet trajneri i ri i Flamengos, një vit pas largimit nga Seleção.

Lajmi është konfirmuar këtë të hënë nga një drejtues i klubit të Rio de Zhaneiros. Ish-trajneri i Brazilit do të pasojë argjentinasin Jorge Sampaoli, i cili u shkarkua në fund të shtatorit, vetëm pesë muaj pas mbërritjes së tij.

“Ne patëm diskutime të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe ato përfunduan në një mënyrë të shkëlqyer”, - tha Marcos Braz, zv.president i klubit Carioca, për faqen e specializuar “Globoesporte”, duke specifikuar se prezantimi zyrtar i trajnerit të ri do të bëhet të martën.

Adenor Leonardo Bachi, i njohur më mirë me pseudonimin Tite, udhëhoqi Seleção nga qershori 2016 deri në fund të 2022, gjatë 81 ndeshjeve, për një rekord prej 60 fitoresh, 15 barazime dhe vetëm 6 humbje. 

Nën drejtimin e tij, skuadra e Brazilit fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2019, por u eliminua në çerekfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022, respektivisht nga Belgjika dhe Kroacia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll