Sport

FOTO/ Edhe pse në dekadën e gjashtë, bashkëshortja e Ibrës, duket një “bishë”. Zbulohet sekreti i bukurisë së Helenës!...

Helena Segar, gruaja e Zlatan Ibrahimović-it, tërheq çdo ditë vëmendjen me pamjen e saj edhe pse në moshën 53-vjeçare. Ja sekreti i bukurisë së saj.

9 Tetor 2023, 18:24 Nga DOSJA

FOTO/ Edhe pse në dekadën e gjashtë, bashkëshortja e

SUEDI - Përveçse është një nga ish-futbollistët më të njohur sot, Zlatan Ibrahimović  mund të mburret edhe me një partnere të bukur, Helena Segar, e cila tërheq vëmendjen me pamjen e saj dhe në moshën 53-vjeçare. 

Ish-modelja suedeze, nënë e dy djemve, është stolisur me një pamje rinore dhe një figurë mahnitëse. Nuk tregon se po hyn në dekadën e saj të gjashtë, sepse Helena bukuroshe ka një gjatësi 170 cm dhe një peshë 55 kilogramë, për të cilën shumë do të thoshin se është figura ideale për një femër. 

FOTO/ Edhe pse në dekadën e gjashtë, bashkëshortja e

Pesha e saj nuk ka ndryshuar prej vitesh, zonjat e reja e kanë zili për këtë pamje dhe sekreti në thelb është shumë i thjeshtë, ajo stërvitet shumë dhe është vazhdimisht në lëvizje. Gruaja e Zlatan shkon rregullisht në palestër, përdor pesha gjatë stërvitjes, kujdeset për atë që fut në trupin e saj dhe përpiqet të hajë ushqim të shëndetshëm.

FOTO/ Edhe pse në dekadën e gjashtë, bashkëshortja e

Helena nuk është “gruaja tipike e futbollistit” dhe ndonëse ishte e pasur edhe para se të njihej me Zlatanin. Ajo nuk shpenzon shumë kohë dhe para për kombinime të modës dhe vazhdimisht ka theksuar se ndihet më rehat me xhinse, se sa me fustane stilisti. Ajo nuk ka një shërbëtore, i pëlqen të hipë shpejt në motor dhe nuk i pëlqen të bëjë blerje. Një shembull totalisht atipik i një modeleje, që ka dy dekada në një lidhje me një ish-futbollist.

Ndonëse partnerja e Ibrahomović-it nuk e tha kurrë “Po”-në fatale para altarit, ajo solli në jetë djalin e Ibras dhe me këtë vulosi dashurinë e tyre. Nuk i pëlqen të shfaqet së tepërmi në publik, thuajse nuk jep intervista dhe rrallëherë shfaqet në ceremoni, madje edhe në ato për nder të Zlatanit. 

FOTO/ Edhe pse në dekadën e gjashtë, bashkëshortja e

Edhe pse u spekulua se futbollisti e tradhëtoi partneren e tij, ata shfaqen shpesh bashkë, ndërsa së fundmi në intervistën e tij, Zlatan ka folur për familjen dhe marrëdhënien me bashkëshorten, duke mohuar të gjitha dyshimet se është në një martesë të pakënaqur.

FOTO/ Edhe pse në dekadën e gjashtë, bashkëshortja e

Ata të dy mbijetuan për dekada dhe ai i bëri të gjitha sukseset me të. Dhe historia se si ata u takuan dhe u njohën për herë të parë është interesante, dhe ajo e tregoi një herë. "Ai e parkoi keq Ferrarin e tij në parkingun në Malmö.

Ai e bëri këtë duke më penguar të largohesha me Mercedesin tim. I zemëruar i thashë të lëvizte menjëherë. Dhe ai pa diçka në atë që i pëlqente,"- tha ajo. Që nga ai vit, në 2002, ata kanë themeluar një familje të përbërë nga djemtë, Maximilian dhe Vincent.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll