Sport

Lukaku beson se 'çelësi' tij i suksesit te Roma, është stërvitja e vështirë...

Ndërkombëtari belg ka performuar në një nivel të lartë që nga fillimi i sezonit për Romën.

9 Tetor 2023, 16:52 Nga DOSJA
Lukaku beson se 'çelësi' tij i suksesit te Roma,

ITALI - Qendërsulmuesi i Romës, Romelu Lukaku, beson se qasja e tij profesionale në regjimin stërvitor, po jep rezultatet e duhura të mira në ndeshjet e mëvonshme.

Siç dihet, sulmuesi i avancuar belg, zbarkoi në radhët e skuadrës së Jose Mourinhos këtë verë. Deri më tani, gjuajtësi me përvojë, ka luajtur 8 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 7 gola.

“Cili është sekreti i formës sime? Unë jam profesionist. Gjatë verës, shumë njerëz flisnin për mua. Unë jam i heshtur. Në vend të kësaj, unë tregoj në fushë se çfarë mund të bëj për ekipin. Jemi të lumtur që fituam, duhet të vazhdojmë në të njëjtën frymë”,- tha Lukaku pas ndeshjes së fituar 4-1 ndaj Cagliari në transfertë. Në këtë ndeshje sulmuesi belg shënoi një dopiedë (20’ dhe 59’).

Pas 8 javëve në Serinë A italiane, Roma zë vendin e 10-të me 11 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll