Sport

U vidhen biçikletat, nuk marrin pjesë në gara në turin e Sllovenisë dhe Belgjikës

Skuadrat Euskaltel-Euskadi dhe Baloise Trek Lions nuk do të mund të marrin pjesë këtë të dielë, përkatësisht në turin e Sllovenisë dhe atë të Belgjikës. Atyre iu vodhën biçikletat.

18 Qershor 2023, 14:13 Nga DOSJA

U vidhen biçikletat, nuk marrin pjesë në gara në turin e

BELGJIKE - Turneu i Sllovenisë dhe ai i Belgjikës humbin secili nga një ekip për fazën e tyre të fundit. Euskaltel-Euskadi dhe Baloise Trek Lions u janë vjedhur biçikletat dhe nuk do të marrin pjesë në gara këtë të dielë. Kjo edhe pse asnjë nga çiklistët e këtyre dy skuadrave nuk do të ishte në një pozicion të mirë për të fituar klasifikimin e përgjithshëm.

Lajmin e ka ndarë skuadra spanjole në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm. “Euskaltel-Euskadi ka pësuar vjedhjen e një automjeti me të gjitha biçikletat në turin e Sllovenisë.  Prandaj nuk mund të fillojë në fazën e pestë dhe të fundit ”,- shkroi ajo në Twitter.

U vidhen biçikletat, nuk marrin pjesë në gara në turin e

Ekipi belg Baloise Trek Lions pësoi të njëjtin fat në turneun e Belgjikës. “Mbrëmë na vodhën biçikletat dhe rrotat. Fatkeqësisht, nuk është e mundur që sot të fillojmë fazën e fundit të turit të Belgjikës. Ne jemi në pritje të rezultateve të hetimit policor ”,- tha menaxheri i ekipit Sven Nys.

U vidhen biçikletat, nuk marrin pjesë në gara në turin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll