Sport

VIDEO/ Shikojeni perlën e argjentinasit të MLS-së, e dyta brenda një jave...

David Beckham apo Wayne Rooney, ndër futbollistët që shënuan në MLS nga mesfusha

18 Qershor 2023, 13:40 Nga DOSJA

VIDEO/ Shikojeni perlën e argjentinasit të MLS-së, e dyta brenda

SHBA - Pasi Lucas Zelarayan i Columbus Crew shënoi një perlë në ndeshjen e fituar me Chicago Fire, 2-1, tani ishte radha e Pablo Ruizit të shënonte nga gjysma e fushës së tij!

Argjentinasi shënoi në fitoren 2-1 të Real Salt Lake ndaj DC United të shtunën për t'iu bashkuar listës ekskluzive të lojtarëve që kanë shënuar në Major League Soccer nga gjysmëfusha e tyre.

Më herët, David Beckham, Wayne Rooney apo David Villa, janë ndër futbollistët që kanë shënuan në MLS nga mesfusha

Megjithatë, bashkatdhetari i Pablo Ruizit, Lucas Zelarayan, një argjentinas që luan për kombëtaren armene, ka edhe dy suksese të tilla nga mesfusha, një në vitin 2022 dhe një tjetër një javë më parë.

Gjithsesi, shikoni perlën e re të Pablo Ruizit…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll