Sport

Tottenham ka mbyllur transferimin e Dejan Kulusevskit, "Zonja Vjetër" ka marrë paratë

Futbollisti i suedez është i huazuar nga Juventusi që nga dimri i vitit 2022.

18 Qershor 2023, 13:20 Nga DOSJA
Tottenham ka mbyllur transferimin e Dejan Kulusevskit, "Zonja

ANGLI - Dejan Kulusevski, 23-vjeçari suedez i huazuar nga Juventusi te Tottenham, ka nënshkruar kontratë me skuadrën londineze deri në vitin 2027, pasi anglezët paguan klauzolën e tij të lirimit, të reduktuar në 30 milionë euro, sipas Fabrizio Romano.

Klauzola e lirimit do të ishte ulur me 5 milionë euro, pasi Tottenhami pagoi huazimin e lojtarit në vitin 2022. Njoftimi për finalizimin e transferimit të sulmuesit suedez do të bëhej së shpejti, ndërsa tifozët janë shprehur të kënaqur me ardhjen e Kulusevskit.

Sezonin e kaluar në Premier League, te londinezët mesfushori bëri 30 ndeshje, ku shënoi dy gola dhe dha shtatë asistime. Dejan Kulusevski vlerësohet në 50 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Në një intervistë të dhënë nga Kulusevski dhe të cituar nga “DailyMail”, futbollisti ka thënë se “Nuk e di saktësisht se ku do të performoj nga sezoni i ardhshëm, do të shohim. Për momentin jam i fokusuar te loja në fushë, jam munduar të jem versioni më i mirë i vetes dhe tani ka ardhur koha të flas me drejtuesit e klubit”,- tha sulmuesi në maj të këtij viti.

Suedezi Kulusevki është një transferim i mirë për Juventusin, pasi “Zonja e Vjetër” përballet, përveç problemeve financiare, edhe me denoncimin e pësuar këtë sezon, sanksionin e marrë për paraqitjen e gabuar të disa shumave të transfertave. Pas transferimit të Kulusevskit, skuadra torineze do të mund të amortizojë humbjet që do të pësojë nga mospjesëmarrja në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll