Sport

254 kilometra me biçikletë! Cannavaro, kampioni i botës 2006, mban premtimin pas fitimin e ‘Scudettos’ nga Napoli

Fituesi i Kupës së Botës 2006 me kombëtaren italiane dhe “Topin e Artë” në të njëjtin vit, italiani Fabio Cannavaro përfundoi një garë 254 kilometrash me biçikletë, të cilën ai u zotua se do ta bënte nëse Napoli fitonte titullin e Serisë A.

18 Qershor 2023, 11:40 Nga DOSJA

254 kilometra me biçikletë! Cannavaro, kampioni i botës 2006,

ITALI - 254 kilometra me biçikletë! Fabio Cannavaro, kampion bote me Italinë në 2006, respektoi një premtim të bërë nëse Napoli do të fitonte kampionatin. Ish-mbrojtësi, 49 vjeç, u rrit në klubin napolitan dhe luajti 68 herë për të, përpara se të bëhej yll në Parma, Inter, Juventus dhe Real Madrid.

Edhe pse ka njohur lavdi në ekipe të tjera, Cannavaro nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij dhe kishte premtuar se do të shkonte nga Roma në Napoli me biçikletë, nëse skuadra e qytetit të tij fitonte “Scudetton”.

254 kilometra me biçikletë! Cannavaro, kampioni i botës 2006,

Napoli nuk kishte fituar një titull kampion që nga viti 1990, kur Diego Maradona ishte në krye dhe Cannavaro ishte 16 vjeç dhe me juniorët. Këtë vit, Napoli e përfundoi sezonin 16 pikë më shumë se Lazio i vendit të dytë dhe triumfi ndezi një festë të madhe në qytet.

Dhe Fabio Cannavaro donte të provonte se ai është një njeri i fjalës dhe i përshkoi 254 kilometrat nga Roma në Napoli, në më pak se shtatë orë për nder të fitimit të titullit kampion nga Napoli.

 254 kilometra me biçikletë! Cannavaro, kampioni i botës 2006,

Dhe pas kësaj kohe, është e sigurt të thuhet, se mesatarja e 23 km/h që ai ka treguar tregon se sa në formë ka mbetur më shumë se një decade, pasi ka varur këpucët e tij në gozhdë. Ish-futbollisti është shoqëruar nga disa miq në këtë rrugëtim epik.

254 kilometra me biçikletë! Cannavaro, kampioni i botës 2006,

Që kur u tërhoq nga futbolli, Fabio Cannavaro ka qenë trajner në Lindjen e Mesme, Kinë dhe Itali. Në fillim të karrierës së tij si trajner. Skuadra e fundit që ka drejtuar është Benevento në Seria B, nga ku u shkarkua në shkurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll