Sport

Punë e kryer! Bayern Munich e ka kompletuar transferimin e lojtarit nga Dortmundi, mungon vetëm njoftimi zyrtar...

Bayern Munich ka bërë një tjetër goditje ndaj rivalëve të Borussia Dortmundit, pasi i ka marrë mbrojtësin titullar.

18 Qershor 2023, 12:20 Nga DOSJA

Punë e kryer! Bayern Munich e ka kompletuar transferimin e lojtarit nga

GJERMANI - Raphael Guerreiro (29 vjeç), mbrojtësi portugez që ka luajtur për Borussia Dortmund  për shtatë vite, është ndarë me klubin në “Signal Iduna Park” dhe do të kishte bashkuar duart me rivalin e madh të Munichut.

Bavarezët e kanë zgjidhur tashmë transferimin e Guerreiros, siç raporton gazetari Fabrizio Romano.  Të dy palët kanë rënë dakord për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Kështu pritet vetëm njoftimi zyrtar i cili mund të dalë javën e ardhshme.

Kalimi i Guerreiro nuk do të ishte një rast i vetëm. Në historinë e fundit të Bundesligës, lojtarë të tjerë si Mats Hummels, Mario Gotze apo Robert Lewandowski, u larguan nga Dortmundi për t’u bashkuar me rivalin e madh të Bayern Munich-ut.

Guerreiro luan për Borussia Dortmund që nga sezoni 2016-2017. Ai grumbulloi 224 ndeshje në “Signal Iduna Park”, në të cilat shënoi 40 gola, shifër së cilës i shtohen edhe 50 asistime. 20 milionë euro është pjesa e tregut të portugezit, sipas Transfermarkt.

Punë e kryer! Bayern Munich e ka kompletuar transferimin e lojtarit nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll