Sport

Ajo e tërbuar i kërkon divorcin ish-futbollistit të Barcelonës: “Nënshkruani letrat! Kam jetuar dhjetë vjet në ferr”!... (foto)

Haayet Abidal (40 vjeç), bashkëshortja e ish-futbollistit francez Eric Abidal (43 vjeç), është inatosur në rrjetet sociale dhe ka shkruar një mesazh të ashpër. Gruaja i kërkoi publikisht sportistit kërkesën për divorc.

18 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Ajo e tërbuar i kërkon divorcin ish-futbollistit të

FRANCE - Prej më shumë se një viti, Hayet Abidal dhe Eric Abidal janë të përfshirë në një skandal. Në fund të vitit 2021, gruaja njoftoi se donte divorcin, por ish-futbollisti refuzoi me forcë.

Më pas, Hajet Abidal u përpoq të divorcohej nga Eric Abidal, babai i fëmijëve të saj, por pa sukses. Në atë kohë, u përfol se Eric Abidal kishte një lidhje me Kheira Hamraoui (31), një futbolliste të PSG-së. Për më tepër, ish-lojtari pranoi publikisht se kishte pasur një lidhje me Kheira Hamraoui, në kohën kur të dy ishin te FC Barcelona.

“Hayet, më fal! Cilido qoftë vendimi juaj, ju do të mbeteni gruaja e jetës sime dhe mbi të gjitha nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Unë e meritoj këtë poshtërim, edhe nëse më vret. I lutem Zotit të më falë një ditë”,- ka shkruar Eric Abidal në Instagram.

Por gjërat nuk janë qetësuar mes Hajet Abidal dhe ish-futbollistit, bashkëshortja kërkon dëshpërimisht divorcin.

“Eric Abidal, durimi im ka një kufi. Unë u përpoqa të mbroj fëmijët tanë, por ju vendosët të abuzoni me mirësinë time. Në postimet e mëposhtme do të rrëfej ferrin që kam përjetuar në 10 vitet e fundit dhe veçanërisht në dy të fundit pas kërkesës sime të parevokueshme për divorc pas tradhtisë suaj. Që të jesh në rregull me mua, pavarësisht turpit që ndjej, Eric firmos letrat e divorcit, faleminderit! Qoftë ky divorc, një faqe që tashmë është kthyer në mënyrë që ta jetoni plotësisht jetën me gruan tuaj të re”,- ka shkruar Haayet Abidal në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll