Sport

Pique do të martohet me Clara Kia, diçka që nuk e bëri me Shakiran, nënën e fëmijëve!

Sipas raportit të revistës “Ok Diario” Gerard Pique është gati të martohet me Clara Kia, diçka që nuk e ka bërë kurrë me Shakirën në 12 vite lidhje.

18 Qershor 2023, 10:45 Nga DOSJA

Pique do të martohet me Clara Kia, diçka që nuk e bëri me

SPANJE - Gerard Pique dhe Clara Kia Marti duket se po kalojnë periudhën më të bukur dhe më të ëmbël të jetës së tyre, pasi janë gati të martohen!

Sipas raportimit të revistës “Ok Diario” spanjoli dhe partnerja e tij kanë qenë së bashku në një argjendari pak kohë më parë dhe dëshmitarët kanë raportuar se ata kanë blerë unaza martese.

Kujtojmë se lidhja e Piques me Shakirën zgjati 12 vite dhe së bashku ata patën dy fëmijë, Milanin 10-vjeçar dhe Sashan 7-vjeçar, të cilët siç mësohet, nuk u mjaftuan që çifti të martohej.

Shakira kishte deklaruar më herët në një intervistë, se arsyeja që nuk u martua me Piquen ishte se kishte frikë se i dashuri i saj nuk do ta shihte më si “vajzën” e tij.

Vlen të theksohet se Clara Kia ishte dhe shkaku i ndarjes së tyre, sipas Shakiras, që i sulmoi me një këngë.

Pique do të martohet me Clara Kia, diçka që nuk e bëri me

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll