Sport

Erling Haaland shënoi për Norvegjinë, sapo ai u zëvendësua, Skocia fitoi ndeshjen… Rastësi apo gabim i trajnerit?

Sulmuesi norvegjez 22-vjeçar i Manchester Cityt, Erling Haaland, startoi si titullar në Norvegji-Skoci dhe shënoi.

18 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA
Erling Haaland shënoi për Norvegjinë, sapo ai u

NORVEGJI - Ndeshja mes Norvegjisë dhe Skocisë, e zhvilluar të shtunën në kuadër të xhiros së tretë të Grupit A të kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2024, përfundoi me fitoren 2-1 të mysafirëve.

Erling Haaland hapi rezultatin e ndeshjes në minutën e 61-të nga penalltia, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 84-të, kur trajneri i Norvegjisë e zëvendësoi me Mats Moller Daehli.

Vetëm tre minuta pasi Erling Haaland u largua nga fusha, Skocia gjen barazimin përmes Dykes (87’) dhe në minutën e 89-të McLeang shënoi golin e fitores 1-2. Thua të jetë rastësi, apo zëvendësimi ishte një gabim i trajnerit?

Si rezultat, Norvegjia humbi mundësinë për t'u ngjitur në vendin e dytë në renditjen e Grupit A dhe Skocia konsolidoi pozicionin e saj kryesor me 9 pikë nga tre ndeshjet e luajtura deri më tani. Vendin e dytë e ze Spanja, me tre pikë, por me një ndeshje më pak. Grupi A përfshin gjithashtu edhe Gjeorgjinë (vendi i 3-të) dhe Qipron (vendi i 5-të).

Me golin në ndeshjen Norvegji - Skoci, Erling Haaland arriti në 54 gola, të shënuar këtë sezon në të gjitha garat. Asnjë lojtar në pesë ligat më të ndjekura të Evropës nuk ka arritur më shumë se Erling Haaland këtë sezon.

Për kombëtaren, Erling Haaland ka shënuar 22 gola në 24 ndeshjet e luajtura me fanelën e Norvegjisë dhe është 11 gola larg barazimit të rekordit të vendosur nga Jorgen Juve në vitin 1906.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll