Sport

Perez dëshiron që Zidane të kthehet në organikën e Real Madridit...

Sipas “AS”, presidenti i Realit, Florentino Perez kërkon që Zinedine Zidane të rikthehet, por jo në pankinën e skuadrës, dëshira e tij është të marrë një pozicion me karakteristikat e drejtorit teknik.

18 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Perez dëshiron që Zidane të kthehet në organikën e Real

SPANJE - Zinedine Zidane ka treguar se nuk po “digjet” për rikthimin e tij në stol, teksa tekniku francez “mbyll” gati dy vite nga largimi i tij nga Reali.

51-vjeçari refuzoi disa herë propozimet e Paris Saint-Germain-it, ndërsa së fundmi  deklaroi se nuk është momenti i duhur për të marrë kombëtaren franceze, e cila sigurisht e zgjati bashkëpunimin me Didier Deschamps.

Në të njëjtën kohë, Florentino Perez parashikon rikthimin e ish-trajnerit të Realit në ekip dhe pjesëmarrjen e tij në planifikimin e tij, siç raporton “AS”.

Perez dëshiron që Zidane të kthehet në organikën e Real
Presidenti Florentino Perez përqafon Zinedine Zidane

Presidenti i “merengëve” nuk e synon legjendën franceze për pankinën e skuadrës, por kërkon të marrë një pozicion me elementë të drejtorit teknik, pozicion që e lejon të marrë pjesë në planifikimin e skuadrës. Kujtojmë se në sezonin 2010/11 Zidane ishte këshilltar i Perezit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll