Sport

Al-Nassr, gati për të goditur përsëri! Ylli i dëshiruar pranë Cristiano Ronaldos…

Marokeni Hakim Ziyech (30 vjeç) mund të përfundojë në Arabinë Saudite, te klubi ku luan Cristiano Ronaldo.

18 Qershor 2023, 12:40 Nga DOSJA
Al-Nassr, gati për të goditur përsëri! Ylli i dëshiruar

ARABIA SAUDITE - Hakim Ziyech do të kishte marrë një ofertë nga klubi saudit Al-Nassr, në kontekstin në të cilin Chelsea dëshiron të shesë sulmuesin.

Pasi pati një ecuri të shkëlqyer në Kupën e Botës në Katar me Marokun, që përfundoi i katërti, Ziyech nuk gëzoi të njëjtat rezultate në Premier League, ku u përdor me pakicë si nga Thomas Tuchel ashtu edhe nga Graham Potter.

Sipas Footmercato, sulmuesi i “Bluve” të Londrës e ka marrë seriozisht ofertën e sauditëve dhe zyrtarët e dy klubeve do të takohen për të përcaktuar detajet e transferimit.  Ziyech ka ende kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.

Sezonin e kaluar në Premier League, Ziyech bëri 18 ndeshje dhe dha tre asistime për skuadrën e “Stamford Bridge”. Sulmuesi kuotohet me 18 milionë euro, sipas Transfermarkt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll