Sport

VIDEO/ Mourinho ‘i nervozuar’ e hodhi medaljen në tribunë, një fëmijë ishte fatlumi…

Fytyra e djalit ndryshoi menjëherë dhe u pushtua nga buzëqeshja. Ai tani kishte medaljen e Jose Mourinhos, paçka se ishte për vendin e dytë.

1 Qershor 2023, 11:38 Nga DOSJA

VIDEO/ Mourinho ‘i nervozuar’ e hodhi medaljen në tribunë,

HUNGARI - José Mourinho mori medaljen e tij të vendit të dytë në Ligën e Evropës para skuadrës së Romës dhe u largua nga fusha menjëherë më pas, duke duartrokitur tifozët. Dëshpërimi për humbjen ishte i dukshëm tek ‘Special One’.  

Në nervozizëm e sipër, ai e hoqi medaljen menjëherë nga gjoksin, dhe e hodhi në tribune në drejtim të një fëmije të prekur gjithashtu, fytyra e të cilit ndryshoi menjëherë dhe u pushtua nga buzëqeshja. Ai tani kishte medaljen e Jose Mourinhos, paçka se ishte për vendin e dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll