Sport

Pasi fitoi titullin kampion, ai i bleu vetes makinën më të shtrenjtë në botë… (foto)

Mario Icardi (30 vjeç) ishte “motori” i Galatasarayt këtë sezon, në të cilin skuadra nga Stambolli fitoi titullin në Turqi. Pasi “shkëlqeu” në fushë, sulmuesi argjentinas i bëri vetes një dhuratë të duhur.

1 Qershor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Pasi fitoi titullin kampion, ai i bleu vetes makinën më të

TURQI - I huazuar nga PSG te Galatasaray deri në fund të sezonit, Icardi shënoi 21 gola në 23 paraqitje në SuperLigën turke me fanelën e grupit “Cim Bom”. Përveç kësaj ai ka dhënë edhe 7 asistime. 

Teksa bëri përshtypje në fushë, amerikano-jugori bëri bujë edhe në rrjetet sociale, ku postoi disa foto të “xhevahirit” që bleu.

Mauro Icardi ka një Rolls Royce Boat Tail me vlerë 25 milionë euro, vëren Mundo Deportivo. E ndërtuar tërësisht me dorë, ajo konsiderohet si makina më e shtrenjtë në botë, sipas burimit të lartpërmendur.

Pasuria e grumbulluar nga argjentinasi, pas karrierës së tij sportive shkon afërsisht 90 milionë euro, sipas faqeve të specializuara të internetit. Barcelona U19, Sampdoria, Inter, PSG dhe Galatasaray janë skuadrat në CV-në e Icardit.

Huazimi i tij te Galatasaray përfundon këtë verë dhe ai do të kthehet te PSG, por mund të ndryshojë sërish ekip. Një muaj më parë, shtypi në Itali shkruante se Icardi do të ishte kërkuar nga AS Roma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll