Sport

“Arbitri dukej spanjol, nuk e prisja në një finale europiane. Po shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie”...

José Mourinho ishte shumë kritik ndaj paraqitjes së gjyqtarit Anthony Taylor në finalen e Europa League, ku Roma humbi kundër Sevillas.

1 Qershor 2023, 07:31 Nga DOSJA
“Arbitri dukej spanjol, nuk e prisja në një finale europiane. Po

HUNGARI - Trajneri portugez ishte shumë kritik ndaj ecurisë së arbitrit në deklaratat e tij pas ndeshjes në Movistar+ dhe Sky Italia dhe e denoncoi se arbitri Anthony Taylor kishte “disa incidente në lojë... Por kaq, mbaroi ” .

"E vërteta është se ne të gjithë jemi shumë të trishtuar. Ne shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie. Por ishte një lojë e madhe, një finale e madhe,"- u shpreh Mou.

"Kishim shanset më të mira për të fituar. Pastaj penalltitë janë penallti, duhet t'i shënosh dhe ata kanë fituar", ka analizuar ai për lojën.

Jose Mourinho nuk ngurroi të denonconte se “arbitri iu duk spanjol, me aq shumë kartonë të verdhë. Kur duhej t'i jepte Lamelës të dytën, ai nuk ia mori. Dhe më pas anuloi një nga penalltitë. Është një padrejtësi", këmbënguli ai.

Mourinho këmbënguli në sulmin e tij ndaj arbitrimit: "Ndikimi i gjyqtarëve në ndeshjet tona është diçka me të cilën jemi mësuar, por në një finale evropiane nuk e prisja".

Trajneri i Romës dha disa shembuj të asaj, që ai i konsideroi vendime të këqija nga gjyqtari Anthony Taylor: "Vetëm shikoni gojën e Ibáñez dhe kuptoni gjithçka, shihni Lamela duhet të ishte përjashtuar.

Mjafton të shihni se skuadra që luajti më mirë në pjesën e parë dhe ka përfunduar me tre kartonë të verdhë. Pellegrini bie dhe ndëshkohet me karton të verdhë, Ocampos simulon dhe nuk ka karton të verdhë,”- ka deklaruar Mourinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll