Sport

Bombë nga Spanja, madrileni Marco Asensio do të nënshkruajë për PSG-në!

Paris Saint-Germain thuhet se ka arritur një marrëveshje me Marco Asensio, lojtarin e kombëtares spanjole, që luan me Real Madridin.

1 Qershor 2023, 10:54 Nga DOSJA

Bombë nga Spanja, madrileni Marco Asensio do të nënshkruajë

FRANCE - Me gjasa do të jetë rekruti i parë i Paris Saint-Germain. Ndërsa merkato e transferimeve ende nuk i ka hapur dyert dhe nuk dihet, se kush do ta zëvendësojë Christophe Galtier në krye të skuadrës, Luis Campos është tashmë shumë aktiv në afatin kalimtar. 

Ditët e fundit, portugezi do të kishte avancuar me dosjet e Manuel Ugarte, mesfushori i Sporting, si dhe Lucas Hernandez, francezi i Bayern Munichut. Por padyshim që drejtori i futbollit mund t'i befasojë të gjithë, duke kaluar edhe një ekip anglez për të realizuar goditjen e tij të parë të madhe.

Në të vërtetë, sipas informacioneve të medias spanjole “El Chiringuito”, klubi kryeqytetas francez ka arritur marrëveshje me ndërkombëtarin spanjol të Real Madridit, Marco Asensio. Në moshën 27-vjeçare, anësori sheh përfundimin e kontratës së tij në fund të qershorit dhe pas negociatave të gjata me drejtuesit merengue, ai ka marrë vendimin për t'u larguar. 

Së fundmi, Aston Villa dukej se mbante litarin, mirëpo gazetari Marçal Llorente në emisionin në fjalë, ka pretenduar se Asensio do të luajë për PSG-në vitin e ardhshëm.  Këtë dimër, Parisi kishte provuar tashmë një qasje në sprintin final të tregut. Duket se Luis Campos nuk e kishte harruar këtë emër, i cili fare mirë mund të jetë transferimi i parë i lirë i verës në kryeqytet.

Bombë nga Spanja, madrileni Marco Asensio do të nënshkruajë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll