Sport

GJESTI HUMAN! 15-vjeçari gjerman humb jetën, familja dhuron organet e birit të saj...

Ngjarja tragjike ka ndodhur, pas një grindjeje mes lojtarëve të dy skuadrave

1 Qershor 2023, 10:10 Nga DOSJA
GJESTI HUMAN! 15-vjeçari gjerman humb jetën, familja dhuron organet

GJERMANI - Një futbollist gjerman 15-vjeçar ndërroi jetë këtë të mërkurë, pas dëmtimit në tru, të pësuar të dielën në një ndeshje në një turne ndërkombëtar me French Metz, dhe pas përleshjeve mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

“Pas përleshjeve të së dielës (...) adoleshenti 15-vjeçar vdiq në spital, pas dëmtimeve të rënda në tru”,- tha policia gjermane sot në një deklaratë.

Fillimisht, informacionet e dhëna nga media të ndryshme lokale në Frankfurt të Gjermanisë, raportonin se lojtari kishte një vdekje klinike në tru, si pasojë e goditjeve në kokë dhe qafë.

Lojtari i ekipit të JFC Berlin, ishte pa ndjenja dhe u dërgua me shpejtësi në spital për ta shpëtuar. Agresori i dyshuar, nga skuadra franceze, u dëgjua nga autoritetet, megjithëse Metz, të hënën sqaroi se, futbollisti i tyre nuk ka pasur qëllim për të shkaktuar dëme.

16-vjeçari ndodhet në paraburgim, shtoi policia e Frankfurtit, ndërsa hetimet për ngjarjet vijojnë, ndërkohë që priten edhe rezultatet e autopsisë, që do të kryhet në ditët në vijim.

Zëdhënësja e prokurorit publik të Frankfurtit, Nadja Niesen, shpjegoi se adoleshenti që vdiq sot është mbajtur në jetë në sajë të mbështetjes artificiale, në mënyrë që familja ka vendosur që t'i dhurohen organet djalit të tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll