Sport

Sot, finalja e Kupës së 71-të e Shqipërisë…

Tirana do të kërkojë trofeun e 17-të të kupës së Shqipërisë, ndërsa Egnatia synon të shkruajë emrin në ‘palmaresin’ e këtij eventi.

1 Qershor 2023, 11:11 Nga DOSJA
Sot, finalja e Kupës së 71-të e Shqipërisë…

TIRANE - Sot në mbrëmje, në orën 19:00, në ‘Elbasan Arena’ do të zhvillohet finalja e Kupës së 71-të e Shqipërisë.

Përballë do të jenë, Tirana, e cila e humbi statusin e kampiones në javën e fundit, duke i dorëzuar Partizanit trofeun për shkak të ballafaqimeve direkte, dhe Egnatia, skuadra rrogozhinase, e cila e ka shkruar tashmë historinë e futbollit shqiptar në këtë sezon.

Në gjysmëfinale Egnatia ka mposhtur me një gol të vetëm Vllazninë, duke marrë kështu një fitore minimale, që ia siguroi finalen e madhe, për herë të parë në histori. Fitorja e trofeut do të ishte ‘qershia mbi tortë’ për rrogozhinasit.

Nga ana tjetër, Tirana që vjen pas disfatës në kampionat, do të kërkojë të fitojë Kupën e 17-të të Shqipërisë, për të ngushëlluar veten dhe për ta mbyllur këtë sezon me një trofe, paçka se është i dyti për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll