Sport

Leo Messi nuk do të rikthehet! Ka mbaruar, shprehet një mik i ngushtë i argjentinasit

Rikthimi i Lionel Messit te Barça duket gjithnjë e më i pamundur.

1 Qershor 2023, 10:36 Nga DOSJA

Leo Messi nuk do të rikthehet! Ka mbaruar, shprehet një mik i

FRANCE - Për javë të tëra, një makinë e tërë komunikimi është vendosur në skuadrën e Barcelonës për të bindur Lionel Messin që të kthehet te ‘Blaugrana’. Argjentinasi, në fund të kontratës në fund të muajit me Paris Saint-Germain, do të donte ta bënte rikthimin e tij të madh në Katalonjë, ndërsa Arabia Saudite i ofron atij një urë ari në vlerën 1.2 miliardë euro, ndërkohë që Inter Miami vazhdon t’ia bëjë me sy. 

Përballë kësaj, Joan Laporta shpjegon se ai ende pret që plani i tij i qëndrueshmërisë të vërtetohet nga La Liga, në mënyrë që të jetë në gjendje të bëjë një një ofertë për ‘Pleshtin’, e cila ende nuk është bërë. Por sipas informacioneve nga BBC dhe gazetari i saj Guillem Balagué, autor i disa biografive për Messin, kjo nuk është plotësisht e vërteta.

Leo Messi nuk do të rikthehet! Ka mbaruar, shprehet një mik i
Leo Messi, të hënën në Barcelonë

Në të vërtetë, ai shpjegon se Barça thjesht nuk ka mjetet për të shpresuar ta rikthejë kampionin e botës 2022 dhe se është mbi të gjitha, një numër i madh komunikimi për ta bërë botën të besojë, se katalanasit po provojnë gjithçka për ta rikthyer atë. 

Fair-play financiar po bllokon financat e klubit dhe megjithëse argjentinasi është gati të ulë në mënyrë drastike pagën, deri më tani nuk është bërë asnjë ofertë konkrete. Kjo sepse, së pari drejtuesit ‘blaugrana’ duhet të shlyejnë më parë borxhet masive dhe investimi i kapaciteteve do të reduktohet. Së fundmi, gazetari saktëson se njoftimi i argjentinasit për të ardhmen e tij duhet të bëhet në ditët në vijim, por që nuk do të jetë Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll