Sport

‘Palmaresi’ i Europa League: ja të gjitha skuadrat që kanë fituar turneun në vite…

Përpos Sevillas, vetëm katër skuadra kanë arritur ta fitojnë nga tri herë trofeun e Europa League

1 Qershor 2023, 08:15 Nga DOSJA
‘Palmaresi’ i Europa League: ja të gjitha skuadrat që

HUNGARI - Finalja e Europa League 2023 midis Sevillas dhe Romës, e luajtur në stadiumin “Puskás Aréna” të Budapestit, u mbyll me fitoren 4-1 të skuadrës andaluze pas penalltive, ndërkohë që koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 1-1.

Kështu Sevilla koleksionon trofeun e shtatë të Europa Legau, duke qenë kështu skuadra që ka ngritur më së shumti këtë kupë, hera e fundit në finalen e vitit 2020 ndaj Interit, ku andaluzët mbizotëruan 3-2.

Ja dhe të gjitha skuadrat që kanë fituar UEFA Europa League:

7 tituj: Sevilje (2006, 2007, 2014, 2015, 2016, 2020).

3 tituj: Atlético Madrid (2010, 2012, 2018), Juventus (1977, 1990, 1993), Inter Milan (1991, 1994, 1998) dhe Liverpool (1973, 1976, 2001).

2 tituj: Borussia Mönchengladbach (1975, 1979), Tottenham (1972, 1984), Real Madrid (1985, 1986), Göteborg (1982, 1987), Parma (1995, 1999), Feyenoord (1974, 2002), Porto (2007, 2011) dhe Eintracht Frankfurt (1980, 2022)

1 titull: PSV Eindhoven (1978), Ipswich (1981), Anderlecht (1983), Bayer Leverkusen (1988),  Napoli ( 1989), Ajax (1992), Bayern Munich (1996), Schalke (1997),  Galatasaray (1997),  Valencia (2004), CSKA Moskë (2005),  Zenit (2008), Shakhtar  Donetsk (2009),  Chelsea (2013),  Manchester United (2017) dhe Villarreal (2021)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll