Sport

“DRAMA” magjike e futbollit! Paulo Dybala, nga iluzioni i golit, te klithma e gjatë e dëshpëruar në mes të lotëve…

Lotët e Joya janë imazhi simbolik i humbjes së verdhekuqve romanë, në natën e Budapestit...

1 Qershor 2023, 08:00 Nga DOSJA

“DRAMA” magjike e futbollit! Paulo Dybala, nga iluzioni i golit, te

HUNGARI - Ishte një ‘dramë’ e vërtetë futbolli, finalja e mbrëmshme e Europa League, në ‘Puskas Arena’ të Budapestit. Emocione pa fund dhe të tejskajshme. Barazim 1-1 koha e rregullt e lojës, pa gola në kohën shtesë 2x15 minuta dhe akti drithërues i penalltive, ku spanjolët triumfuan 4-1…

Dhe gjithë kjo “dramë”, ndër të tjerët, pati argjentinasin Paulo Dybala si personazh! Fillimisht goli i madh që bëri të ëndërronte një popullatë e tërë verdhekuqe, më pas me kalimin e minutave nga lodhja dhe ndryshimi. 

“DRAMA” magjike e futbollit! Paulo Dybala, nga iluzioni i golit, te

Paulo Dybala e jetoi fundin e finales mes Sevillas dhe Romës nga pankina dhe në fund, pas fitores së spanjollëve, fjalë për fjalë u shemb duke shpërthyer në lot të dëshpëruar në fushë që zgjati për disa minuta. 

Lotët e Joya janë imazhi simbolik i humbjes së verdhekuqve romanë, në natën e Budapestit... 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll