Sport

VIDEO / “Seville League”, Perandoresha juaj Europiane... ju përshëndet

Titulli i shtatë në Europa League për andaluzianët, të cilët mundën Romën e Mourinhos me penallti.

1 Qershor 2023, 00:51 Nga DOSJA
VIDEO / “Seville League”, Perandoresha juaj Europiane... ju

BUDAPEST - Sevilla është kampione e Europa League dhe këtë gjë ka arritur ta bëjë deri në shtatë raste. Në sezonin e tyre më kompleks, ata sakrifikuan gjithçka duke shkuar tek penalltitë me shumë vuajtje. Megjithatë ia dolën t’i shkaktojnë edhe humbjen e finales së pare portugezit, i cili nuk kishte humbur kurrë një finale më parë.

Gonzalo Montiel shënoi penalltinë vendimtare, në të katërtën, pasi iu desh ta përsëriste për lëvizjen e portierit të italianëve. Roma i kishte humbur dy deri në atë moment, me një Bono që është gjithmonë në rritje në këtë kohë. Një Seville e argjendtë. Gjithmonë e argjendtë. Eshtë një perandoreshë përballë skuadrës së vendit të perandorëve, arrin edhe kategorinë e Cezarit.  Perandoria e saj europiane ende qëndron. Askush nuk është në gjendje t’ia heqë atë. Përshëndetje, Seville!

Shumë vuajtje për të marrë një nga ato finalet që duken të pamundura për t'u arritur. Përgjatë rrugës që kishte marrë skuadra, duke lënë katakombet e Kategorisë së Parë për të marrë atë që ai tashmë e konsideron të sajën. Një mësim i ri që në futboll, kur pjesët bashkohen, çdo gjë e keqe mund të bëhet e mirë. Një Seville që buzëqesh me plot gojën. Nga frika e rënies në fund të marsit te fitorja e ëmbël në ditën e fundit të majit, në kufi me 1 qershorin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll