Bota

Si ndodhi TMERRI në Beograd/ I mituri kishte shënjestër shkollën, u zu me rojen, pastaj...e 'masakroi' me plumba

Fillimisht autori ka debatuar me rojen, të cilin e ka qëlluar pë vdekje në oborr dhe më pas ka hyrë në korridor, duke qëlluar fillimisht tre fëmijë e më pas në drejtim të nxënësve të tjerë në klasë. 

3 Maj 2023, 12:04 Nga f.i
Si ndodhi TMERRI në Beograd/ I mituri kishte shënjestër
Pamje nga vendngjarja

SERBI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja brenda shkollës në Beograd, ku mbetën të vrarë 8 nxënës dhe roja. Burimet për Kurir.rs zbulojnë se në vendngjarje janë gjuajtur 13-15 plumba nga 14-vjeçari.

Fillimisht autori ka debatuar me rojen, të cilin e ka qëlluar pë vdekje në oborr dhe më pas ka hyrë në korridor, duke qëlluar fillimisht tre fëmijë e më pas në drejtim të nxënësve të tjerë në klasë. 

Në fund dyshohet se ka qëlluar në drejtim të mësueses, e cila ndodhet në terapi intensive.

14-vjeçari, i identifikuar si K.K shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.

vrasja ne serbi

Sondazh

Poll